Historia jonë

Me lokacion në Prishtinë, Kosovë. ITEG( IT, Projektim dhe SIGJ) është themeluar në shkurt 2009, si rezultat i procesit të transferimeve në IPKO Telekomunikim. Edhe pse IPKO mbetet një klient i rëndësishëm për ITEG, formimi i kompanisë mundëson shumëllojshmërinë e projekteve dhe të klientëve.

Misioni ynë është të ofrojmë zgjidhje dhe produkte cilësore SIGJ për klientët në Kosovë dhe më gjerësisht në rajonin e Ballkanit, me synimin specifik për të maksimizuar përfitimet e analizimit të të dhënave në kontekst hapësinor. ITEG mbulon një spektër të gjerë shërbimesh të bazuara në SIGJ, IT dhe shërbime të Projektimit Inxhinierik. ITEG ka një njësi të pajisur me teknologji të fundit dhe paisje për SIGJ duke krijuar lehtësi për të marrë dhe analizuar të dhënat. Pasi qëabonohet me paketa të shumta të SIGJ dhe IT, kompania është e gatshme të ndërmarrë punë për klientët duke përdorur një shumëllojshmëri të formateve të vektorit dhe të rasterit, hartimin / ndërtimin / zbatimin e bazës së të dhënave arkitekturore.

Bashkëpunimet

Kemi krijuar marrëdhënie të ngushtë pune me Environment Systems Ltd, Britani të Madhe, në lidhje me përpunimin e avancuar të të dhënave të ndjeshme në një kontekst mjedisor. Kompania jonë është e prirur që të bëjë bashkëpunime të mëtejshme strategjike me kompanitë dhe organizatat për përfitim reciprok për të gjitha palëve të interesuara.

Paisjet

ITEG ka një njësi të pajisur me teknologji të fundit dhe paisje për SIGJ duke krijuar lehtësi për të marrë dhe analizuar të dhënat. Abonimi me paketa të shumta të SIGJ dhe IT,mundëson që kompania të ndërmarrë punë për klientët duke përdorur një shumëllojshmëri të formateve të vektorit dhe të rasterit. ITEG ka një paisje shtypi në zyrë të aftë për të gjeneruar harta të formateve të mëdha në bazë të specifikave nga klientët tanë.

E ardhmja e inovacionit

E ardhmja e inovacionit është këtu. Shikoni se si fuqia e SIGJ-it modern drejton performancën organizative, rrit produktivitetin dhe siguron komunitete të qëndrueshme anembanë botës.


Mos hezitoni!

Na shkruani në çdo kohë dhe një nga përfaqësuesit e shërbimit tonë të klientit do t’ju përgjigjet sa më shpejt që të jetë e mundur

Email

GALERIA