SISTEME TË INFORMACIONIT GJEOGRAFIK

Qëllimi i shërbimeve SIGJ është të sigurojë prodhime dhe produkte me vlerë të shtuar klientëve tanë për vendimmarrje më të informuar. ITEG janë specialistë në analizimin e informacionit hapësinor dhe përdorin një sërë paketash softuerike dhe gjuhë programimi për të përpunuar dhe analizuar të dhënat.

 

Përdorimi i imazheve satelitore siguron një pasqyrë më të mirë për ndryshimet kohore dhe analizën retrospektive. Duke përdorur teknika të tilla, kompania ka marrë informacione të tilla si: shkalla e shpyllëzimit dhe pyllëzimit në Kosovën perëndimore, ka përcaktuar shkallën e specieve aromatike në zonat pilot dhe ka hartuar ndryshimet në modelet e përdorura në bujqësi.

 

Matje Kadastrale & Gjeodezike

3D Modelim Terreni & Renderim

Digjitalizim & Harta Tematike

 

USAID – Nxjerrja e shënimeve vektoriale kadastrale/shtresa për parcelat komunale

Nxjerrja e shënimeve vektoriale kadastrale / shtresa për parcelat komunale për 9 komuna. Futja e shënimeve: shënimet tekstuale, shënimet grafike (shtresa vektoriale dhe kufijtë e zonave kadastrale) dhe ortofoto.
Procesi i nxjerrjes: Përgatitja dhe nxjerrja e parcelave komunale në format vektorial
Dorëzimi: * .dwg & * .shp në koordinata lokale.
Raporti: Krahasimi i mospërputhjeve, identifikimi dhe dallimet kyçe ekzistuese, të tilla si numri i parcelave, sipërfaqja e tokës dhe paraqitja e gjetjeve nga shembujt.

 

Komuna e Prishtinës – Hartimi i matjeve gjeodezike për revidimin e planeve rregulluese

Matje gjeodezike të kryera në qendër të Prishtinës (Lot2 = 30 Ha) dhe fshatin Bernicë (Lot 5 = 123.9 Ha & amp; Lot 7 = 110.20 Ha). Krijmin e hartës digjitale për nevoja të hartimit të planeve rregullative të komunës së Prishtinës është e nevojshme që të kryhet inçizimi detaj i terrenit në shkallë të zvoglimit 1:500 sistemi koordinativ Kosovaref 01 me kuota ortometrike. Nga këto matje duhet të pregaditen hartat dixhitale dhe modelet e terenit me të gjitha objektet në terren të cilat janë të lidhura me tokën në mënyrë të pashkëpuetshme dhe të përhershme.

 

UNDP – Gjenerimi i shtresave pyjore dhe fushore për komunën e Dragashit dhe Prizrenit

Gjenerimi me zbulimi nga lartë i pyjeve dhe shtresa të barishtes për Dragash dhe Komunës së Prizrenit, kontur vijave çdo 25 m, paraqitja 3D e Prizrenit dhe Dragashit, Mars 2010.

 

Konsulencë për Menaxhimin e Informacionit, Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë

Objektivi kryesor i kësaj kontrate është që të i) ndihmojë KURM në rishikimin dhe përditësimin e inventarit të aseteve në sistemin SIGJ; ii) të organizojë dhe mbikëqyrë ushtrimin e bllok-hartës në bashkëpunim me KURM dhe futjen e shënimeve të hartës në një sistem SIGJ; iii) të vlerësojë performancën e sektorit të SIGJ-it të KURM-it dhe të ndihmojë ekipin në përmirësimin e punës së tyre.
Komponenti i dytë i kontratës ka për qëllim hartimin e një baze të shënimeve të lidhjes të klientëve të ri përmes ushtrimit bllok-hartës dhe duke përfshirë shënimet e mbledhura në mënyrë të duhur me inventarin e aseteve.
Komponenti i tretë i kontratës fokusohet në ngritjen e kapaciteteve të sektorit të SIGJ-it. Sektori i SIGJ-it pritet të jetë autonom në fund të kontratës së konsulencës, duke përmbushur detyrat e nevojshme që përfshijnë ruajtjen e shënimeve, sigurimin e shënimeve vizuele, pyetjeve, analizave dhe mundësinë për të krijuar dhe futur karakteristika gjeografike.