PROJEKTIM INXHINIERIK
Kryerja e anketimit dhe matjes së terrenit mundëson pikërisht planifikimin dhe zbatimin e shijeve të ndryshme. Hulumtuesit tanë, Inxhinierë të Ndërtimtarisë dhe Arkitektë, së bashku me partnerë të ndryshëm kanë krijuar ekip të shkëlqyer për të zbatuar çfarëdo projekti për Konsulencë për Menaxhimin e Informacionit, Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë
.png)
Projektim

Mbikëqyrje

Renderim

IPKO Telekomunikim
Zgjatja e kontratës 3 vjeçare (deri më shkurt 2018). Dokumentimi i KEDS infrastrukturës (Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike), Dokumentimi i pranimit teknik të infrastrukturës nëntokësore, Dokumentimi i rrjetit të HFC (Fibrit Coaxial). Inçizim i infrastrukturës nëntokësore dhe ajrore si p.sh. linja e energjisë, drejtimin e tyre, lidhja e shtyllave dhe pusetave perfshirë përshkrimin e tyre me tematikat përkatese.
Mbikëqyrja e tërë rajonit për infrastrukturën nëntokësore dhe ajrore. Krijimi i profileve gjatësore dhe profileve transversale të gërmimit të anëve rrugore. Formulim, mbikëqyrje, dokumentim dhe projekt përfundimtar për montimin e kanalit kabllor të fibrave optike dhe përgatitjen dhe dhënien e licencës.
3D Vizualizim i dizajnit të jashtëm për zyrën e përfaqësuesve
3D Renderim për N.A Perkins Eastman Architects, kompani me bazë në New York. Kërkesë për të krijuar vizualizime reale 3D, duke filluar nga vizatime arkitekturale ne 3D modelim ose 3D Exterior nga skicat. Puna përfshinte: 3D Interior ose 3D Exterior të skenës së jashtme, përfshirë renderimin final; 3D modele për: ndërtesa, fasada, peisazhe, mobilim të jashtëm, pishina, makina etj ; Ndriçimi: struktura për dritat në skenë; Materiale tekstili: struktura për materiale tekstili; Renderimi: imazhe të projektimit, renderim përfundimtar për ONE cameraview, Pas prodhimit: trajtimi përfundimtar, sfondet, kontrasti, ngjyrat, etj.
