ITEG Dronët
Inçizime me dron: ortofoto, modele 3D dhe vija lartësie
Me dronët WingtraOne PPK dhe GEN II inçizojmë qindra hektarë në ditë, me saktësi centimetrike.

Një fluturim, 272 milionë pika
Në janar 2020 inçizuam lagjen Kodrina në Prishtinë (zona kadastrale Matiçan) me dronin tonë WingtraOne PPK. Ja si një fluturim kthehet në të dhëna që një inxhinier mund t'i përdorë.
- sipërfaqe e inçizuar
- 54,65 ha
- gjatësia e fluturimit
- 15,39 km
- lartësia e fluturimit
- 200 m
- imazhe
- 246
- për piksel
- 2,53 cm
Imazhet dhe të dhënat dorëzohen 1 deri në 5 ditë pas fluturimit, në CAD ose GIS.
Ku i përdorim dronët dhe GIS-in
Kadastër, gjeodezi dhe GIS
- Ortofoto 2D nga fotografitë ajrore
- Plane kadastrale
- Matje toke dhe terreni
- Vija lartësie dhe kuota
- Matje rrugësh, ekzistuese dhe për projektim
- Infrastrukturë ajrore dhe nëntokësore: energji, telekom, ujë
Gërmime sipërfaqësore dhe miniera
- Inventar dhe vëllime depozitimi
- Planifikim dhe monitorim i gropave
- Monitorim i ndërtimit të rrugëve
- Pjerrësi kanalesh dhe skarpatash
- Rreziku dhe parashikimi i përmbytjeve
Projektim dhe ndërtim
- Llogaritje të sakta gërmimi, mbushjeje dhe transporti (m² dhe m³)
- Modelim 3D i lokacionit para ndërtimit
- Ndjekje e progresit të punimeve
- Zbulim i hershëm i problemeve që kushtojnë shtrenjtë
Bujqësi dhe mjedis
- Shëndeti i bimëve (indeksi NDVI)
- Vëllimi dhe numri i bimëve
- Zgjerimi urban dhe ndikimi në bujqësi
- Klasifikimi i tokës bujqësore
- Ndikimi mjedisor i aktiviteteve njerëzore
WingtraOne PPK dhe GEN II
Droni hartografik VTOL WingtraOne kryen inçizime të shpejta ajrore mbi zona të gjera ose të vështira për t'u arritur dhe prodhon harta të besueshme me rezolucion dhe saktësi të lartë. Kamerat Sony me rezolucion të lartë ose kamera multispektrale MicaSense ndërrohen lehtë në terren.
WingtraOne GEN II kontrollon vazhdimisht të gjithë komponentët kritikë para dhe gjatë fluturimit, dhe mund të pajiset me kamerë të pjerrët për rindërtime 3D dhe me marrës GNSS PPK për saktësi në nivel centimetri.
Projekte me dron
-
2024
Joos-Krasniqi Sh.p.k. · BOOST Kosovo
Monitorimi i shëndetit të pemishteve me dron multispektral, Junik
Inçizim me dron të pajisur me sensorë dhe kamerë multispektrale për 15,76 ha pemishte në Junik: mollë (2,51 ha), boronicë (3,62 ha), qershi dhe vishnje (9,63 ha). Hartat e indeksit NDVI tregojnë shëndetin e bimëve, ndihmojnë në zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe në rritjen e rendimentit, me kosto më të ulët dhe në mënyrë të qëndrueshme. Projekti është pjesë e programit Kosovo Green Challenge NextGen – BOOST Kosovo, me Innovation Centre Kosovo, UNDP Kosovo, Agro Portal, Luna sh.p.k. dhe Joos-Krasniqi Sh.p.k.
-
2022
Prishtinë
Model 3D i lagjes Kodra e Trimave
Inçizim me dronin WingtraOne GEN II me kamerë oblike Sony a6100 dhe model 3D i lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë (dhjetor 2022). Të dhënat 3D janë thelbësore për çdo qytet në rrugën e transformimit digjital: u mundësojnë zyrtarëve, planifikuesve urbanë, inxhinierëve dhe arkitektëve të projektojnë mjedise urbane me cilësi më të mirë jetese, të planifikojnë infrastrukturën kritike dhe të simulojnë efektin e ndryshimeve mjedisore. Ekipi: Argjent Nela, Adriatik Sejdiu, Egzon Berisha.
-
2021
DT Global · USAID KESS
Inçizim topografik me dron për potencialin fotovoltaik të kulmeve
Inçizim topografik me dron (UAV) për vlerësimin e potencialit të paneleve fotovoltaike në kulmet e ndërtesave. Në kuadër të projektit të USAID-it për Sigurinë e Furnizimit me Energji në Kosovë (KESS), DT Global ofron asistencë teknike në sektorin energjetik, kryesisht për Ministrinë e Ekonomisë.
-
2020
NOTUS Energy Kosovo
Parku i erës Bajgora, 105 MW: matje dhe mbikëqyrje gjeodezike
Matje dhe mbikëqyrje gjeodezike në projektin "Parku i erës Bajgora – 105 MW" (Selac 1, 2 dhe 3).
-
2020
NOTUS Energy Kosovo
Inçizim me dron për Selac 2 dhe 3: 251,5 ha
Shtatë fluturime me dron: 32,9 ha, 44,6 ha, 37,9 ha, 47,8 ha, 45,2 ha, 24,7 ha dhe 18,4 ha, gjithsej 251,5 ha.
-
2020
ENG Group
"Parku i Paqes", Obiliq dhe Fushë Kosovë: inçizim me dron
Fluturim dhe matje me dron për projektin "Parku i Paqes" në komunat e Obiliqit dhe Fushë Kosovës, rreth 200 ha.
Keni një projekt në terren?
Matje kadastrale, inçizim me dron apo sistem GIS: na tregoni çfarë ju duhet dhe ju kthejmë ofertë brenda një dite pune.