ITEG Projektet

Projektet

Një përzgjedhje e punëve tona nga viti 2009 deri më 2021, për institucione publike, organizata ndërkombëtare dhe kompani private.

  1. 2024
    Joos-Krasniqi Sh.p.k. · BOOST Kosovo Monitorimi i shëndetit të pemishteve me dron multispektral, Junik Gjeodezi dhe UAV
    Monitorimi i shëndetit të pemishteve me dron multispektral, Junik

    Inçizim me dron të pajisur me sensorë dhe kamerë multispektrale për 15,76 ha pemishte në Junik: mollë (2,51 ha), boronicë (3,62 ha), qershi dhe vishnje (9,63 ha). Hartat e indeksit NDVI tregojnë shëndetin e bimëve, ndihmojnë në zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe në rritjen e rendimentit, me kosto më të ulët dhe në mënyrë të qëndrueshme. Projekti është pjesë e programit Kosovo Green Challenge NextGen – BOOST Kosovo, me Innovation Centre Kosovo, UNDP Kosovo, Agro Portal, Luna sh.p.k. dhe Joos-Krasniqi Sh.p.k.

  2. 2023
    Kramovik, Komuna e Rahovecit Analizë e terrenit publik për potencialin solar GIS dhe kadastër
    Analizë e terrenit publik për potencialin solar

    Analizë e detajuar e sipërfaqes me mjete të modelimit tredimensional, përfshirë modelimin e diellit dhe analizën e ekspozimit ndaj tij. Analiza gjeti një lokacion të përshtatshëm për një park solar me kapacitet mbi 100 MWp, në mbi 100 ha, me më shumë se 250.000 panele të kthyera nga jugu, si dhe 30 ari për një nënstacion me izolim ajror (AIS), në distancë të llogaritur nga linja 110 kV. Topografia dhe format e terrenit tregojnë potencial të lartë rrezatimi diellor, mbi pritjet fillestare; terreni është kryesisht i përshtatshëm për panele, nuk ka vegjetacion apo pengesa të rëndësishme, dhe toka nuk duket të jetë bujqësore e klasit të lartë.

  3. 2022
    Prishtinë Model 3D i lagjes Kodra e Trimave Gjeodezi dhe UAV
    Model 3D i lagjes Kodra e Trimave

    Inçizim me dronin WingtraOne GEN II me kamerë oblike Sony a6100 dhe model 3D i lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë (dhjetor 2022). Të dhënat 3D janë thelbësore për çdo qytet në rrugën e transformimit digjital: u mundësojnë zyrtarëve, planifikuesve urbanë, inxhinierëve dhe arkitektëve të projektojnë mjedise urbane me cilësi më të mirë jetese, të planifikojnë infrastrukturën kritike dhe të simulojnë efektin e ndryshimeve mjedisore. Ekipi: Argjent Nela, Adriatik Sejdiu, Egzon Berisha.

  4. 2021
    DT Global · USAID KESS Inçizim topografik me dron për potencialin fotovoltaik të kulmeve Gjeodezi dhe UAV

    Inçizim topografik me dron (UAV) për vlerësimin e potencialit të paneleve fotovoltaike në kulmet e ndërtesave. Në kuadër të projektit të USAID-it për Sigurinë e Furnizimit me Energji në Kosovë (KESS), DT Global ofron asistencë teknike në sektorin energjetik, kryesisht për Ministrinë e Ekonomisë.

  5. 2020
    NOTUS Energy Kosovo Parku i erës Bajgora, 105 MW: matje dhe mbikëqyrje gjeodezike Gjeodezi dhe UAV
    Parku i erës Bajgora, 105 MW: matje dhe mbikëqyrje gjeodezike

    Matje dhe mbikëqyrje gjeodezike në projektin "Parku i erës Bajgora – 105 MW" (Selac 1, 2 dhe 3).

  6. 2020
    NOTUS Energy Kosovo Inçizim me dron për Selac 2 dhe 3: 251,5 ha Gjeodezi dhe UAV

    Shtatë fluturime me dron: 32,9 ha, 44,6 ha, 37,9 ha, 47,8 ha, 45,2 ha, 24,7 ha dhe 18,4 ha, gjithsej 251,5 ha.

  7. 2020
    ENG Group "Parku i Paqes", Obiliq dhe Fushë Kosovë: inçizim me dron Gjeodezi dhe UAV

    Fluturim dhe matje me dron për projektin "Parku i Paqes" në komunat e Obiliqit dhe Fushë Kosovës, rreth 200 ha.

  8. 2009–2020
    IPKO Telecommunications GIS për rrjetin GSM dhe HFC, matje në terren GIS dhe kadastër

    Për të lehtësuar vendimmarrjen e menaxherëve të IPKO-s, kemi zbatuar një program intensiv të mbledhjes së të dhënave: matje gjeodezike në terren, digjitalizim nga fotografitë ajrore, infrastruktura ajrore dhe nëntokësore e fibrës optike, mbulueshmëria GSM, furnizimi me energji i nyjeve optike dhe dokumentimi i klientëve derë më derë për planifikimin e rrjetit të ri HFC. Kemi dokumentuar edhe infrastrukturën e KEDS-it dhe pranimin teknik të infrastrukturës nëntokësore.

  9. 2019
    Komuna e Obiliqit Studim fizibiliteti për ngrohjen qendrore të qytetit GIS dhe kadastër

    Studim fizibiliteti për sistemin e ngrohjes qendrore në largësi për Obiliqin dhe rrethinën, në konsorcium me Enggroup. ITEG mblodhi dhe digjitalizoi të dhënat në terren, përcaktoi sipërfaqet e ndërtesave sipas destinimit dhe funksionit dhe ndërtoi bazën e të dhënave për analizat e detajuara.

  10. 2019
    Komuna e Obiliqit Projekti i kogjenerimit Hartografi dhe projektim

    Hulumtim, analizë, konsulencë dhe përgatitje e dokumentacionit të nevojshëm, si dhe shërbime profesionale për projektin e kogjenerimit.

  11. 2019
    UN-Habitat Trajnim në vendin e punës për bazat e të dhënave hapësinore Trajnime

    Seria e fundit nga pesë seri trajnimesh praktike për administratorët e bazave të të dhënave hapësinore dhe zyrtarët e planifikimit në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok (26 qershor – 9 korrik 2019).

  12. 2018
    UN-Habitat Trajnim në ArcGIS 10.4, Komuna e Mitrovicës Trajnime

    Trajnim në produktet ESRI (ArcMap, ArcCatalog dhe ArcToolbox), pesë ditë me nga katër orë, sipas termave të referencës.

  13. 2017
    GIZ · EU EOM Kosovo 2017 Hartat e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Hartografi dhe projektim
    Hartat e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve

    Dizajn hartash: harta politike e Kosovës, hartat e komunave dhe planet e qyteteve.

  14. 2017
    UN-Habitat Matje të tokës dhe hartografi në Mitrovicë Gjeodezi dhe UAV

    Shërbime të matjes së tokës dhe të hartografisë në Mitrovicë.

  15. 2017
    Kuvendi Komunal i Kaçanikut Hartat e zonave për destinimin e rrugëve GIS dhe kadastër

    Hartimi i hartave të zonave të Komunës së Kaçanikut, prokurimi nr. 652-17-2498-2-2-1, "Destinacioni i rrugëve".

  16. 2017
    Banka Botërore Dizajn dhe shtypje Hartografi dhe projektim

    Dizajn dhe shtypje e materialeve hartografike.

  17. 2017
    Artmotion Harta e Pejës për planifikimin e fibrës optike Hartografi dhe projektim
    Harta e Pejës për planifikimin e fibrës optike

    Përgatitja dhe shtypja e hartës së Pejës për "Planifikimin me fibra optike".

  18. 2014–2017
    KOSTT Shërbime kadastrale dhe ligjore për bartjen e pronësisë së aseteve GIS dhe kadastër

    Kontratë kornizë trevjeçare me partner konsorciumi: matja e çdo stacioni dhe linje të energjisë me asetet përkatëse, përgatitja e elaboratit kadastral dhe të pronësisë dhe regjistrimi në zyrat kadastrale komunale, me KOSTT-in si pronar ligjor.

  19. 2016
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Platforma digjitale hartografike e zgjedhjeve TI dhe WebGIS
    Platforma digjitale hartografike e zgjedhjeve

    Moduli I: informacione të përgjithshme zgjedhore në nivel kombëtar, komunal dhe të qendrave të votimit. Moduli II: qasja për personat me aftësi të kufizuara në qendrat e votimit, KKZ-të, zyrat e partive dhe vendet e fushatës. Moduli III: rezultatet përfundimtare të certifikuara për të gjitha zgjedhjet kombëtare dhe komunale që nga viti 2000, me mundësi shtimi të zgjedhjeve të ardhshme.

  20. 2016
    Montkomerce Matje gjeodezike në 13 lokacione Gjeodezi dhe UAV

    Punë në terren dhe në zyrë dhe shtypje hartash për projektet: Cermjan – Culle, Nivokaz, Popoc, Ponoshec, Damanek, Duhel, Reshtan, Gjonaj, Neperbisht, Samadraxhe, Sopie, Lugbunar dhe Atmaxhe.

  21. 2016
    NTSH Monting Matje gjeodezike dhe shtypje projektesh Gjeodezi dhe UAV

    Matje gjeodezike dhe shtypje për projektet: Varrezat-Vushtrri E1 dhe E2, Shupkofc, TS i ri Strehimore, Fidanishte, Koshtova E1, Tuneli i Parë (TS ekzistuese dhe TS e re 400 kVA), Shaban Jashari E1 dhe E2, Riza Mala (TS ekzistuese dhe TS e re).

  22. 2016
    SOWI Kosovo Ekip matjesh në terren, punë në zyrë dhe shtypje hartash Gjeodezi dhe UAV

    Punë në terren me ekip matjesh, përpunim në zyrë dhe shtypje hartash.

  23. 2014–2015
    Perkins Eastman, New York Renderime 3D të ndërtesave Hartografi dhe projektim

    Nga skicat dhe vizatimet në REVIT dhe formate të tjera, renderime realiste 3D të eksterierit dhe interierit, përfshirë Flushing Commons: modele të ndërtesave, fasadave dhe peizazhit, ndriçim, materiale dhe teksturë, renderim përfundimtar dhe postprodhim.

  24. 2014
    RECURA Mbledhje të dhënash në terren: ashensorë dhe markete GIS dhe kadastër

    Regjistrimi i të gjithë ashensorëve në ndërtesat kolektive në Kosovë për planin e biznesit të një investitori ndërkombëtar, dhe i të gjithë hipermarketeve, supermarketeve dhe marketeve për një analizë tregu. Çdo objekt u paraqit si pikë në platformën GIS, me fotografi të gjendjes.

  25. 2013
    UN-Habitat Trajnime në ArcGIS 10.1 për komunat Trajnime
    Trajnime në ArcGIS 10.1 për komunat

    Trajnime në ArcMap, ArcCatalog dhe ArcToolbox për stafin e komunave të Ferizajt, Graçanicës, Mitrovicës dhe Prishtinës, me nga pesë ditë trajnimi.

  26. 2013
    ARKEP · Kujtesa · PTK Trajnime në WebGIS dhe ArcGIS për operatorët Trajnime

    Trajnime në WebGIS për ARKEP-in dhe Kujtesën, dhe në ArcGIS 10.1 për Postën dhe Telekomunikacionin e Kosovës, nga pesë ditë me nga katër orë.

  27. 2013
    UN-Habitat Harta tematike për Komunën e Parteshit GIS dhe kadastër

    Gjashtë harta tematike për secilën zonë kadastrale, gjithsej 18, dhe gjashtë harta për tërë komunën, në shkallën 1:20.000, në formatet A3 dhe A2.

  28. 2011–2013
    KUR Mitrovica Konsulencë për menaxhimin e informacionit në furnizimin me ujë GIS dhe kadastër

    Rishikimi dhe përditësimi i inventarit të aseteve në GIS, organizimi dhe mbikëqyrja e bllok-hartimit dhe ndërtimi i bazës së re të lidhjeve të konsumatorëve, si dhe ngritja e kapaciteteve të sektorit GIS deri në pavarësi të plotë. Gjithashtu, zëvendësimi i rrjetit të brendshëm me UTP dhe fibër optike.

  29. 2011
    KUR Prishtina · Lahmeyer International Zhvillimi dhe instalimi i WebGIS TI dhe WebGIS

    Aplikacion WebGIS i instaluar në serverin Linux CentOS të KUR Prishtina, me Apache dhe MySQL, ueb-server dhe firewall, backup automatik periodik dhe vegël për lidhjen e bazës së konsumatorëve me GIS-in. Gjithashtu migrimi i rrjetit të brendshëm në fibër optike.

  30. 2011
    ARKEP WebGIS për të gjithë infrastrukturën e telekomit në Kosovë TI dhe WebGIS

    Sistem i integruar WebGIS për Autoritetin Rregullativ, me gjeodatabazë të projektuar nga fillimi: infrastruktura ajrore dhe nëntokësore e çdo operatori, pavarësisht teknologjisë (HFC, koaksial, kabllo, antena GSM, transmetues), në një sistem të vetëm.

  31. 2011–2012
    Geo Marketing Drejtoria gjeografike e bizneseve në Kosovë TI dhe WebGIS

    Portal WebGIS për gjeo-marketing, me të dhëna të mbledhura për çdo lloj biznesi në Kosovë dhe rajon.

  32. 2012
    USAID DEMI Parcelat komunale: nxjerrja e të dhënave kadastrale dhe hartat e pronave GIS dhe kadastër

    Nxjerrja e të dhënave vektoriale kadastrale dhe e kufijve të zonave kadastrale nga zyrat komunale (*.gws, *.dwg, *.shp), me raporte për mospërputhjet. Pastaj hartat e pronave komunale mbi ortofoto, në sistemin KosovaRef01: 19 komuna, 5.007 km² në shkallën 1:2.000, të shtypura dhe dorëzuara për 12 ditë pune.

  33. 2012
    Hotel Prishtina Ueb-faqja zyrtare me rezervim online TI dhe WebGIS

    Dizajni i ueb-faqes zyrtare të Hotel Prishtinës, me sistem rezervimi online.

  34. 2010–2012
    EUP dhe klientë të tjerë Shtypje në format të madh Hartografi dhe projektim

    Projekte arkitekturore në të gjitha fazat, të shtypura në shkallë 1:50, 1:100, 1:200 dhe në formate A0, të palosura për dorëzim.

  35. 2010
    UNDP · UN-Habitat Pyjet dhe kullotat e Dragashit dhe Prizrenit GIS dhe kadastër

    Shtresat e pyjeve dhe të kullotave nga imazhet satelitore, vija lartësie çdo 25 m dhe paraqitja 3D e Prizrenit dhe Dragashit (mars 2010).

  36. 2009
    USAID Harta e projekteve të USAID-it në nivel kombëtar GIS dhe kadastër

    Të gjitha projektet në një hartë A0 dhe çdo projekt sipas sektorit në format A4: hyrja, pastrimi dhe përpunimi i të dhënave nga burime digjitale dhe në letër.

  37. 2009
    Dogana e Kosovës Rikonfigurimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve CISCO TI dhe WebGIS

    Rikonfigurimi i pajisjeve CISCO për tërë rajonin e Kosovës, mirëmbajtja dhe trajnimi i departamentit të TI-së.

Klientët dhe partnerët

  • USAID
  • UNDP
  • UN-Habitat
  • World Bank
  • GIZ
  • DT Global
  • LuxDev
  • KOSTT
  • ARKEP
  • Dogana e Kosovës
  • APK
  • Komuna e Prishtinës
  • Komuna e Kaçanikut
  • KUR Prishtina
  • KUR Mitrovica
  • IPKO
  • PTK
  • Kujtesa
  • NOTUS Energy
  • Perkins Eastman
  • RECURA
  • NTSH Monting
  • Montkomerce
  • SOWI Kosovo
  • Cacttus

Keni një projekt në terren?

Matje kadastrale, inçizim me dron apo sistem GIS: na tregoni çfarë ju duhet dhe ju kthejmë ofertë brenda një dite pune.

Kërko ofertë