E licencuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, nr. 356
Të dhëna hapësinore të sakta, nga terreni deri te vendimi.
Të dhëna hapësinore të sakta për institucione, komuna dhe kompani në Kosovë dhe rajon, që nga viti 2009.

Fluturim me dron mbi Kodrinë54,65 ha në një fluturim
Na besojnë institucione, organizata ndërkombëtare dhe kompani
- viti i themelimit
- 2009
- projekte të dokumentuara
- 34
- klientë dhe partnerë
- 25+
- pika nga një fluturim me dron
- 272 mln
Çfarë bëjmë
Nga matja në terren deri te sistemi që e përdorni çdo ditë: një ekip, një përgjegjësi.
-
Gjeodezi dhe kadastër
Matje kadastrale dhe gjeodezike me stacione totale dhe GNSS, plane kadastrale, elaborate dhe regjistrim në zyrat kadastrale.
-
Dronë dhe fotogrametri
Ortofoto deri në 1,5 cm/piksel, re pikash, DSM, DTM dhe vija lartësie çdo 10 cm.
-
GIS dhe WebGIS
Gjeodatabaza, harta tematike dhe platforma WebGIS për rregullatorë, ujësjellës dhe KQZ.
-
Projektim dhe mbikëqyrje
Nga matja e lokacionit te mbikëqyrja në kantier, si në parkun e erës Bajgora, 105 MW.
-
Trajnime
ArcGIS dhe WebGIS për komuna dhe operatorë.
Nga fluturimi te modeli, në 1 deri 5 ditë
Në janar 2020 inçizuam lagjen Kodrina në Prishtinë (zona kadastrale Matiçan) me dronin tonë WingtraOne PPK. Ja si një fluturim kthehet në të dhëna që një inxhinier mund t'i përdorë.
- 54,65 ha
- sipërfaqe e inçizuar
- 15,39 km
- gjatësia e fluturimit
- 200 m
- lartësia e fluturimit
- 246
- imazhe
- 2,53 cm
- për piksel
Sektorët ku punojmë
Lajme
Të gjitha lajmet-
Lajm
ITEG në Smart City Summit & Expo dhe World System Integrator Conference 2024
Në mars 2024, ITEG mori pjesë në Smart City Summit & Expo dhe në World System Integrator Conference 2024 (WSIC). Këto ngjarje mbledhin kompani dhe institucione që punojnë me zgjidhje për qytete të mençura, integrim sistemesh dhe digjitalizim. Për ekipin tonë ishin rast për të njohur teknologjitë më të reja dhe për të krijuar bashkëpunime të reja.
-
Lajm
ITEG ndër fituesit e Kosovo Green Challenge – BOOST x Kosovo
ITEG është ndër dymbëdhjetë fituesit e Kosovo Green Challenge, BOOST x Kosovo, edicioni i dytë, me projektin për futjen e teknologjisë së dronëve në bujqësi. Duke investuar në dronë me sensorë dhe kamera, ITEG synon t'i ndihmojë fermerët të vlerësojnë shëndetin e bimëve dhe të zbulojnë herët sëmundjet, duke ruajtur të mbjellat dhe duke rritur rendimentin. BOOST x Kosovo mbështetet nga UNDP Kosovo dhe zbatohet në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo dhe Raiffeisen Bank, me qëllim mbështetjen e rimëkëmbjes së gjelbër në sektorin privat përmes praktikave të qëndrueshme, inovacionit dhe digjitalizimit.
-
Lajm
ITEG në Kosovo Solar Forum 2022
Ekipi i ITEG-ut mori pjesë në Kosovo Solar Forum 2022, ku prezantoi inçizimet me dron për identifikimin e potencialit solar të kulmeve në Kosovë. Në shtandin tonë patëm kënaqësinë të mirëpresim Kryeministrin, Ambasadorin e SHBA-së, Ministrin e Ekonomisë, Drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë, këshilltarë, ekspertë dhe specialistë të USAID-it, Shefin e BERZH-it për Kosovën, përfaqësues të IFC-së dhe të Bankës Botërore, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, OJQ dhe kompani private. Ju falënderojmë për mbështetjen e fortë dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me kompaninë tonë.
Keni një projekt në terren?
Matje kadastrale, inçizim me dron apo sistem GIS: na tregoni çfarë ju duhet dhe ju kthejmë ofertë brenda një dite pune.



















