E licencuar nga AKK, nr. 356

Matje kadastrale dhe ndarje parcelash

Matim parcelën tuaj me GNSS dhe stacion total, përgatisim elaboratin gjeodezik dhe e dorëzojmë në Zyrën Kadastrale Komunale. Kudo në Kosovë.

Hartë kadastrale me një parcelë të ndarë në dy pjesë dhe pikat kufitare

Rreth shërbimit

Matja kadastrale është hapi i parë për çdo ndryshim në pronë: ndarje, bashkim, shitblerje apo leje ndërtimi. ITEG është kompani gjeodezike e licencuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës (licenca nr. 356) dhe i kryen këto matje sipas rregullave të kadastrës, në sistemin koordinativ shtetëror KosovaREF01.

Matjet i bëjmë me pranues GNSS dhe stacione totale, ndërsa për sipërfaqe të mëdha mund të përdorim edhe inçizimin me dron. Rezultati është elaborat gjeodezik i gatshëm për Zyrën Kadastrale Komunale, me koordinatat e pikave kufitare dhe skicën e parcelës.

Kur ju duhet një matje kadastrale

  • Ndarje e parcelësPër trashëgimi, shitje të një pjese ose ndarje mes bashkëpronarëve.
  • Bashkim parcelashKur dy ose më shumë parcela bëhen një, p.sh. para lejes së ndërtimit.
  • Shitblerje e pronësPër të ditur saktë kufijtë dhe sipërfaqen para se të blini ose shitni.
  • Kufij të kontestuarRikthim dhe shënjim i kufijve sipas të dhënave kadastrale.

Si punojmë

  1. 01Na kontaktoniNa tregoni lokacionin dhe çfarë ju duhet.
  2. 02Oferta brenda një diteJu dërgojmë çmimin dhe hapat e punës brenda një dite pune.
  3. 03Matja në terrenGjeodetët tanë e matin parcelën me GNSS dhe stacion total.
  4. 04Elaborati në kadastërPërgatisim elaboratin dhe e dorëzojmë në Zyrën Kadastrale Komunale.

Pse ITEG

  • E licencuar nga AKKLicenca nr. 356 nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
  • Që nga viti 2009Mbi 200 projekte për institucione, organizata ndërkombëtare dhe kompani.
  • Pajisje bashkëkohorePranues GNSS, stacione totale dhe dronë WingtraOne.
  • Ofertë brenda një ditePërgjigje me çmim dhe hapa pune brenda një dite pune.

Punojmë në të gjitha komunat e Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Podujevë, Vushtrri, Fushë Kosovë, Lipjan, Drenas, Rahovec, Suharekë, Malishevë, Kaçanik, Obiliq dhe në komunat e tjera.

Pyetje të shpeshta

Sa kushton?

Varet nga sipërfaqja, lokacioni dhe lloji i punës. Na dërgoni të dhënat dhe ju japim ofertë të saktë brenda një dite pune.

A punoni edhe jashtë Prishtinës?

Po, punojmë në të gjitha komunat e Kosovës.

Si ta filloj?

Na shkruani te "Kërko ofertë" ose na telefononi. Ju tregojmë hapat e mëtejshëm.

Keni një projekt në terren?

Matje kadastrale, inçizim me dron apo sistem GIS: na tregoni çfarë ju duhet dhe ju kthejmë ofertë brenda një dite pune.

Kërko ofertë