ITEG Trajnimet

Trajnime në GIS dhe WebGIS

Kemi trajnuar stafin e komunave, rregullatorëve dhe operatorëve të telekomit në ArcGIS dhe WebGIS.

Trajnimet në TI dhe GIS i zhvillojmë me qasje të kombinuar: prezantime, punë në grupe, ushtrime praktike të udhëhequra dhe tutoriale në ueb. Qëllimi është ngritja e kapaciteteve vendore për administrim më efektiv të tokës dhe të zhvillimit urban.

  • Komuna e Mitrovicës, ArcGIS
    Komuna e Mitrovicës, ArcGISUN-Habitat · janar 2018
  • Komuna e Prishtinës, ArcGIS
    Komuna e Prishtinës, ArcGISUN-Habitat · shtator 2015
  • PTK dhe Vala, WebGIS
    PTK dhe Vala, WebGISJanar 2014
  • Komuna e Mitrovicës, ArcGIS
    Komuna e Mitrovicës, ArcGISUN-Habitat · tetor 2013
  • Komuna e Graçanicës, ArcGIS
    Komuna e Graçanicës, ArcGISUN-Habitat · maj–qershor 2013
  • Komuna e Ferizajt, ArcGIS
    Komuna e Ferizajt, ArcGISUN-Habitat · maj–qershor 2013

Trajnimet sipas viteve

  • 2019

    UN-Habitat

    Trajnim në vendin e punës për bazat e të dhënave hapësinore

    Seria e fundit nga pesë seri trajnimesh praktike për administratorët e bazave të të dhënave hapësinore dhe zyrtarët e planifikimit në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok (26 qershor – 9 korrik 2019).

  • 2018

    UN-Habitat

    Trajnim në ArcGIS 10.4, Komuna e Mitrovicës

    Trajnim në produktet ESRI (ArcMap, ArcCatalog dhe ArcToolbox), pesë ditë me nga katër orë, sipas termave të referencës.

  • 2013

    UN-Habitat

    Trajnime në ArcGIS 10.1 për komunat

    Trajnime në ArcMap, ArcCatalog dhe ArcToolbox për stafin e komunave të Ferizajt, Graçanicës, Mitrovicës dhe Prishtinës, me nga pesë ditë trajnimi.

  • 2013

    ARKEP · Kujtesa · PTK

    Trajnime në WebGIS dhe ArcGIS për operatorët

    Trajnime në WebGIS për ARKEP-in dhe Kujtesën, dhe në ArcGIS 10.1 për Postën dhe Telekomunikacionin e Kosovës, nga pesë ditë me nga katër orë.

Keni një projekt në terren?

Matje kadastrale, inçizim me dron apo sistem GIS: na tregoni çfarë ju duhet dhe ju kthejmë ofertë brenda një dite pune.

Kërko ofertë