Piketim
Shënjojmë në terren kufijtë e parcelës, aksin dhe këndet e objektit sipas projektit, me stacion total dhe GNSS, që ndërtimi të nisë në vendin e duhur.

Rreth shërbimit
Piketimi lidh projektin me terrenin: pikat që projektuesi i ka vizatuar në plan shënjohen saktë në vend, që themelet, muret dhe rrugët të ndërtohen aty ku duhet. Një gabim i vogël në këtë hap mund të kushtojë shumë më vonë.
Punojmë me stacione totale dhe GNSS në sistemin KosovaREF01, sipas koordinatave të projektit. Piketimin mund ta bëjmë para fillimit të punimeve dhe sërish gjatë ndërtimit, për kontroll të pozitës dhe të lartësive.
Kur ju duhet piketimi
- Para fillimit të ndërtimitObjekti shënjohet në terren sipas projektit dhe lejes së ndërtimit.
- Kufijtë e parcelësShënjimi i pikave kufitare para rrethimit ose ndërtimit.
- Rrugë dhe infrastrukturëShënjimi i aksit dhe i profileve për rrugë, kanale dhe rrjete.
- Kontroll gjatë punimeveKontrolli i pozitës dhe i lartësive gjatë ndërtimit.
Si punojmë
- 01Na kontaktoniNa tregoni lokacionin dhe çfarë ju duhet.
- 02Oferta brenda një diteJu dërgojmë çmimin dhe hapat e punës brenda një dite pune.
- 03Piketimi në terrenShënjojmë pikat me kunja ose shenja të qëndrueshme dhe i kontrollojmë.
- 04Skica dhe lista e pikaveJu dorëzojmë skicën e piketimit dhe listën e pikave të shënjuara.
Pse ITEG
- E licencuar nga AKKLicenca nr. 356 nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
- Që nga viti 2009Mbi 200 projekte për institucione, organizata ndërkombëtare dhe kompani.
- Pajisje bashkëkohorePranues GNSS, stacione totale dhe dronë WingtraOne.
- Ofertë brenda një ditePërgjigje me çmim dhe hapa pune brenda një dite pune.
Punojmë në të gjitha komunat e Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Podujevë, Vushtrri, Fushë Kosovë, Lipjan, Drenas, Rahovec, Suharekë, Malishevë, Kaçanik, Obiliq dhe në komunat e tjera.
Pyetje të shpeshta
Sa kushton?
Varet nga sipërfaqja, lokacioni dhe lloji i punës. Na dërgoni të dhënat dhe ju japim ofertë të saktë brenda një dite pune.
A punoni edhe jashtë Prishtinës?
Po, punojmë në të gjitha komunat e Kosovës.
Si ta filloj?
Na shkruani te "Kërko ofertë" ose na telefononi. Ju tregojmë hapat e mëtejshëm.
Keni një projekt në terren?
Matje kadastrale, inçizim me dron apo sistem GIS: na tregoni çfarë ju duhet dhe ju kthejmë ofertë brenda një dite pune.