GIS dhe WebGIS

Ndërtojmë baza të dhënash hapësinore, digjitalizojmë harta dhe plane, bëjmë analiza dhe harta tematike, dhe zhvillojmë platforma WebGIS për komuna, institucione dhe kompani.

Platforma ITEG Studio me shtresat GIS të projekteve mbi hartën e Kosovës

Rreth shërbimit

Që nga viti 2009 kemi ndërtuar sisteme GIS për operatorë telekomunikimi, komuna, institucione dhe organizata ndërkombëtare: nga rrjeti GSM dhe HFC i IPKO-s te platforma digjitale hartografike e zgjedhjeve për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Punojmë me QGIS, ArcGIS dhe baza të dhënash si SQL Server, dhe ndërtojmë platforma WebGIS në shfletues dhe aplikacione për mbledhje të dhënash në terren me tablet.

Çfarë bëjmë në GIS

  • Baza të dhënash hapësinoreStrukturë e të dhënave për rrjete, prona, infrastrukturë dhe projekte.
  • DigjitalizimKthimi i hartave, planeve dhe matjeve në shtresa GIS.
  • Analiza dhe harta tematikeAnaliza hapësinore dhe harta të qarta për vendimmarrje dhe raporte.
  • WebGIS dhe aplikacione për terrenPlatforma në shfletues dhe në tablet për të parë dhe mbledhur të dhëna.

Si punojmë

  1. 01Na kontaktoniNa tregoni lokacionin dhe çfarë ju duhet.
  2. 02Oferta brenda një diteJu dërgojmë çmimin dhe hapat e punës brenda një dite pune.
  3. 03ZhvillimiPërgatisim të dhënat, analizat dhe platformën sipas nevojës suaj.
  4. 04Dorëzimi dhe trajnimiDorëzojmë të dhënat dhe trajnojmë stafin tuaj për t'i përdorur.

Pse ITEG

  • E licencuar nga AKKLicenca nr. 356 nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
  • Që nga viti 2009Mbi 200 projekte për institucione, organizata ndërkombëtare dhe kompani.
  • Pajisje bashkëkohorePranues GNSS, stacione totale dhe dronë WingtraOne.
  • Ofertë brenda një ditePërgjigje me çmim dhe hapa pune brenda një dite pune.

Punojmë në të gjitha komunat e Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Podujevë, Vushtrri, Fushë Kosovë, Lipjan, Drenas, Rahovec, Suharekë, Malishevë, Kaçanik, Obiliq dhe në komunat e tjera.

Pyetje të shpeshta

Sa kushton?

Varet nga sipërfaqja, lokacioni dhe lloji i punës. Na dërgoni të dhënat dhe ju japim ofertë të saktë brenda një dite pune.

A punoni edhe jashtë Prishtinës?

Po, punojmë në të gjitha komunat e Kosovës.

Si ta filloj?

Na shkruani te "Kërko ofertë" ose na telefononi. Ju tregojmë hapat e mëtejshëm.

Keni një projekt në terren?

Matje kadastrale, inçizim me dron apo sistem GIS: na tregoni çfarë ju duhet dhe ju kthejmë ofertë brenda një dite pune.

Kërko ofertë