Matje kadastrale dhe ndarje parcelash
Matim parcelën tuaj me GNSS dhe stacion total, përgatisim elaboratin gjeodezik dhe e dorëzojmë në Zyrën Kadastrale Komunale. Kudo në Kosovë.

Rreth shërbimit
Matja kadastrale është hapi i parë për çdo ndryshim në pronë: ndarje, bashkim, shitblerje apo leje ndërtimi. ITEG është kompani gjeodezike e licencuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës (licenca nr. 356) dhe i kryen këto matje sipas rregullave të kadastrës, në sistemin koordinativ shtetëror KosovaREF01.
Matjet i bëjmë me pranues GNSS dhe stacione totale, ndërsa për sipërfaqe të mëdha mund të përdorim edhe inçizimin me dron. Rezultati është elaborat gjeodezik i gatshëm për Zyrën Kadastrale Komunale, me koordinatat e pikave kufitare dhe skicën e parcelës.
Kur ju duhet një matje kadastrale
- Ndarje e parcelësPër trashëgimi, shitje të një pjese ose ndarje mes bashkëpronarëve.
- Bashkim parcelashKur dy ose më shumë parcela bëhen një, p.sh. para lejes së ndërtimit.
- Shitblerje e pronësPër të ditur saktë kufijtë dhe sipërfaqen para se të blini ose shitni.
- Kufij të kontestuarRikthim dhe shënjim i kufijve sipas të dhënave kadastrale.
Si punojmë
- 01Na kontaktoniNa tregoni lokacionin dhe çfarë ju duhet.
- 02Oferta brenda një diteJu dërgojmë çmimin dhe hapat e punës brenda një dite pune.
- 03Matja në terrenGjeodetët tanë e matin parcelën me GNSS dhe stacion total.
- 04Elaborati në kadastërPërgatisim elaboratin dhe e dorëzojmë në Zyrën Kadastrale Komunale.
Pse ITEG
- E licencuar nga AKKLicenca nr. 356 nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
- Që nga viti 2009Mbi 200 projekte për institucione, organizata ndërkombëtare dhe kompani.
- Pajisje bashkëkohorePranues GNSS, stacione totale dhe dronë WingtraOne.
- Ofertë brenda një ditePërgjigje me çmim dhe hapa pune brenda një dite pune.
Punojmë në të gjitha komunat e Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Podujevë, Vushtrri, Fushë Kosovë, Lipjan, Drenas, Rahovec, Suharekë, Malishevë, Kaçanik, Obiliq dhe në komunat e tjera.
Pyetje të shpeshta
Sa kushton?
Varet nga sipërfaqja, lokacioni dhe lloji i punës. Na dërgoni të dhënat dhe ju japim ofertë të saktë brenda një dite pune.
A punoni edhe jashtë Prishtinës?
Po, punojmë në të gjitha komunat e Kosovës.
Si ta filloj?
Na shkruani te "Kërko ofertë" ose na telefononi. Ju tregojmë hapat e mëtejshëm.
Shërbime të tjera
Keni një projekt në terren?
Matje kadastrale, inçizim me dron apo sistem GIS: na tregoni çfarë ju duhet dhe ju kthejmë ofertë brenda një dite pune.